E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaSHBA – Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje

SHBA – Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje

UASHINGTON, 21 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u bëri sot thirrje udhëheqësve iranianë të lirojnë disa gra, që ai tha se përballen me ekzekutim, duke thënë se do të ishte një fillim shumë i mirë për negociatat që do të rifillojnë midis Uashingtonit dhe Teheranit.

“Udhëheqësve iranianë, të cilët së shpejti do të negociojnë me përfaqësuesit e mi, do t’u isha shumë mirënjohës për lirimin e këtyre grave. (…) Ju lutem mos i dëmtoni! Do të ishte një fillim shumë i mirë për negociatat!!!,” shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social duke komentuar një postim që ai ndau.

Postimi në fjalë, i nxjerrë dje nga llogarinë në X e një aktivisti të quajtur Eyal Yakoby, përmban fotografi të tetë grave të paidentifikuara, me mesazhin “Republika Islamike e Iranit po përgatitet të varë tetë gra”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Lini një koment