SHBA – Zelensky: Jam gati të takohem me Putinin, synohet një takim trepalësh
NJU JORK, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, duke theksuar se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ndihmojë në organizimin e një takimi trepalësh.
Deklarata u bë nga Zelensky gjatë një konference për shtyp pas bisedimeve me Trumpin.
“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë presidenti, përfshirë edhe çështjet që ngrita më herët sot, është të organizojë një takim trepalësh, ku të gjitha çështjet e ndjeshme të mund të diskutohen nga liderët e vendeve”, tha Zelensky.
Sipas Ukrainska Pravda, presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu se shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë mund të kontribuojë në organizimin e një takimi të tillë.
Një takim trepalësh do të përfshinte liderët e Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.