Wednesday, 9 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiShpenzime të mëdha por nuk ka bllokim merkatoje, Chelsea shpëton me një gjobë

Shpenzime të mëdha por nuk ka bllokim merkatoje, Chelsea shpëton me një gjobë

Bllokim merkatoje? Në fakt, jo. Federata Angleze e Futbollit i ka vendosur Çelsit “vetëm” një gjobë prej 10 milionë stërlinash, pasi klubi u shpall fajtor për shkeljen e tri grupeve të ndryshme rregulloresh: atyre që lidhen me agjentët, bashkëpunimin me ndërmjetësit dhe investimet e palëve të treta te lojtarët.

Siç thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit, përveç gjobës, “Blutë” fillimisht ishin ndëshkuar me ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për dy dritare transferimesh dhe me zbritjen e gjashtë pikëve në Premier League.

Pas apelimeve dhe raportimeve të vetë klubit për shkelje të kryera, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur të pezullojë si zbritjen e pikëve, ashtu edhe ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj, deri më 30 qershor 2027. Si rrjedhojë, klubi londinez do të jetë i lirë të afrojë lojtarë të rinj, përveç rastit kur të kryejë shkelje të tjera që do të aktivizonin sanksionet.

Siç është bërë e ditur nga Federata Angleze e Futbollit, Chelsea ka pranuar të gjitha 74 shkeljet e Rregullit E1.2 që datojnë që nga viti 2022 – viti kur pronarët aktualë të “Bluve” e morën klubin nga menaxhimi i mëparshëm i Roman Abramovichit.

Lini një koment