Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiVllaznia-Martini, pritet zyrtarizimi i divorcit

Vllaznia-Martini, pritet zyrtarizimi i divorcit

Rezultatet e dobëta të startit të sezonit (2 pikë në 5 javë kampionat) kanë prishur qetësinë në kampin e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kërkojnë një ndryshim dhe e shohin zgjidhjen te largimi i trajnerit Martini nga drejtimi i skuadrës, pasi një teknik i ri mund të ndryshojë këtë situatë jo të mirë.

Palët kanë kohë që janë ftohur mes tyre, por ndarja nuk është aq e lehtë, pasi në mes është kontrata. Vllaznia nuk e shkarkon dot teknikun, pasi do ti detyrohej një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Shkodra, duket se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët për mbyllen e bashkëpunimit. Martini ka pranuar që të largohet nga pozicioni i tij dhe drejtuesit e klubit po kërkojnë pasardhësin e tij.

Për momentin asgjë nuk është bërë publike, por pritet që në ditët në vijim klubi të zyrtarizojë largimin e Martinit si dhe të prezantojë trajnerin e ri.

Lini një koment