Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaShuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Është shuar sot më 23 shtator vatra masive e zjarrit në Gjirin e Lalzit, ndërsa zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore.

Lajmi është bërë me dije nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako. Kjo e fundit shprehet se për të shuar vatrën, në terren kanë punuar 95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrfikëse dhe 11 mjete.

Aktualisht, zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore, ku terreni është i vështirë ndaj në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter, i cili po vijon ndërhyrjen nga ajri”, shprehet kryebashkiakja.

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, nuk ka asnjë dëmtim në hotele, resorte apo banesa të zonës. Aktualisht, zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore, ku terreni është i vështirë ndaj në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter, i cili po vijon ndërhyrjen nga ajri.

Mirënjohje për të gjitha forcat zjarrfikëse, ato të këmbësorisë dhe ekipet e emergjencave që po punojnë në terren pa pushim, për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave të zonës”, tha kryebashkiakja Ermirjana Sako.

Lini një koment