Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boteror‘Shuplakë’ kundërshtarit pas ndeshjes, MLS gjobit Lionel Messin! (VIDEO)

‘Shuplakë’ kundërshtarit pas ndeshjes, MLS gjobit Lionel Messin! (VIDEO)

Lionel Messi i Inter Miami është gjobitur për goditjen me shuplakë që i dha lojtarit të Philadelphia Union, Quinn Sullivan, gjatë takimit, i cili u mbyll në barazim 2-2 të të mërkurën.

Messi goditi Sullivanin në pjesën e pasme të kokës në minutat e fundit të këtij dueli dhe më pas u shfajësua duke pohuar se gjesti i tij ishte pasojë e një bërryli që kishte marrë prej rivalit pak momente më parë.

MLS konfirmoi sot se Messi ishte gjobitur, por nuk zbuloi shumën.

Pavarësisht episodit, Messi vijon të jetë një nga figurat kryesore të MLS dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Inter Miami. Vendimi i ligës vjen si një tjetër kujtesë se edhe yjet më të mëdhenj të kampionatit janë subjekt i rregullave disiplinore.

“Messi shkeli rregulloren e ligës në lidhje me përdorimin e duarve në fytyrë, në kokë ose qafë të një kundërshtari në minutën e 101-të të ndeshjes midis Inter Majemit dhe Filadelfias”.

Lini një koment