Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorSkandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

Skandali i Katarit/ Deri në 2 mijë tifozë dyshohet se u paguan për të mbështetur kombëtaren

Nëse mendonit se në futboll mund të blihen vetëm lojtarët, Katari ka treguar se mund të blesh edhe tifozët!

Raportimet e fundit zbulojnë një prapaskenë komike nga Kampionati Botëror: organizatorët dyshohet se kanë paguar deri në 2,000 persona thjesht për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të mbështetur kombëtaren vendase.

Këta “ultras” u trajtuan me luks të vërtetë, duke përfituar paketa “All-Inclusive” që mbulonin fluturimet, akomodimin në hotele dhe biletat e ndeshjeve. Për t’u dukur sa më të besueshëm para kamerave, para çdo takimi ata pajiseshin me një kuti dhuratash që përmbante uniformën e plotë: fanellë, syze dielli, shall dhe flamurin e Katarit.

Por detaji më epik është farsa e tyre: një pjesë e mirë e këtyre mbështetësve të “thekur” nuk kishin shkelur kurrë më parë në një stadium. Disa prej tyre nuk kishin parë asnjë ndeshje futbolli në jetën e tyre, duke e kthyer gjithçka në një performancë të pastër aktrimi. Një provë e qartë se mund të blesh infrastrukturën dhe të mbushësh stolat, por pasioni i vërtetë nuk vjen me paketa turistike!

Lini një koment