Tuesday, 6 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Amerika›Sondazhi Reuters/Ipsos: 86% e amerikanëve kundër reklamave televizive me paratë e taksapaguesve

Sondazhi Reuters/Ipsos: 86% e amerikanëve kundër reklamave televizive me paratë e taksapaguesve

86% e amerikanëve, përfshirë katër nga pesë republikanë, thonë se është e papërshtatshme përdorimi i parave të taksapaguesve për reklama televizive zgjedhore ku shfaqet presidenti ose kabineti i tij, sipas një sondazhi gjashtaditor Reuters/Ipsos të përfunduar të hënën, më 5 tetor.

Sondazhi, siç njofton Reuters, vjen mes kritikave ndaj tre reklamave të transmetuara në shkallë kombëtare që festojnë një “epokë të artë të Amerikës”, vetëm pak javë para zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit. Secila prej tyre përfundon me njoftimin se është paguar nga qeveria e SHBA-së.

Njëra reklamë e tregon presidentin Trump duke deklaruar se “Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist”, teksa një kor përsërit frazën “love me”; një tjetër kombinon imazhe të malit Rushmore me Trumpin që lavdëron “epokën e artë të Amerikës”; e treta flet për një “betejë finale” kundër “shtetit të thellë” dhe i ngjan nga afër një reklame të fushatës së Trumpit në vitin 2024.

Ekspertë të etikës dhe ligjvënës të të dyja partive i kanë kritikuar spotet; disa thonë se ato mund të shkelin kufizimet e kahershme ndaj propagandës qeveritare dhe aktivitetit politik. Shtëpia e Bardhë i mbron reklamat si edukative dhe patriotike, duke thënë se nuk synojnë promovimin e kandidaturës së asnjë politikani.

Të hënën vonë Trump tha se do t’i paguante vetë reklamat ose me para të mbledhura nga komiteti politik MAGA. Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar një hetim të pavarur dhe thonë se Shtëpia e Bardhë transferoi 20 milionë dollarë fonde të Departamentit të Sigurisë Kombëtare për transmetimin e reklamave.

Lini një koment