E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Sot rikthehet derbi i kryeqytetit, java e 13-të e Superiores nis me sfidën në Tiranë

Sot rikthehet derbi i kryeqytetit, java e 13-të e Superiores nis me sfidën në Tiranë

Sot do të nisë java e 13-të e Abissnet Superiore. Në total janë rezervuar dy sfida, teksa rikthehet derbi i kryeqytetit.

Tirana do të presë Skënderbeun prej orës 13:30. Sfida do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Korçarët e vendit të tretë regjistrojnë vetëm 1 pikë më tepër se bardheblutë.

Në orën 18:30 do të luhet derbi i kryeqytetit. Dinamo pret Partizanin e vendit të fundit, pikërisht në “Elbasan Arena”. Të dyja klubet e kryeqytetit janë në krizë pikësh.

Tirana – Skënderbeu, ora 13:30 në “Selman Stërmasi”

Dinamo – Partizani, ora 18:30 në “Elbasan Arena”

Lini një koment