Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK kërkon pezullimin dhe “Arrestin në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hysenin

SPAK kërkon pezullimin dhe “Arrestin në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hysenin

Me kërkesë të SPAK dhe me vendim të GJKKO-së, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe pezullimi nga ushtrimi i detyrës për shefen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Ende nuk dihen akuzat për të cilat dyshohet Hyseni. Ndërkohë, është duke u kontrolluar edhe banesa e saj, ndërsa kontrolle po ushtrohen edhe ndaj disa personave të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e këtij vendimi të GJKKO-së.

Burimet thonë se bëhet fjalë për të njëjtën dosje për këta persona, në kuadër të këtij operacioni, atë që njihet si dosja e “AKSHIT”.

Lini një koment