Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

Drejtuesi i “Të PaEkspozuarit”, Ylli Rakipi, komentoi ngjarjet e fundit në SHISH dhe publikimet e shpërndara në media, mbi komunikimet dhe mesazhet që ka shkëmbyer Ergys Agasi me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Ai theksoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se media është në të drejtën e saj të publikojë çdo gjë, e cila është në interes të publikut dhe askush nuk e ndalon dot në këtë mision.

Gazetari Rakipi pohoi se të gjithë e dinë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe nuk ka arsye për t’u habitur.

“Nëse ka interes publik ngjarja, media e rrëmben me të gjitha rrethanat. Mediat e kanë për detyrë ta bëjë këtë gjë. Media vrapon të publikojë çfarë të gjejë. Në të gjithë i dinim këto. Ne e dimë se çfarë ndodh në këtë vend dhe befas bëhemi dhe themi “uaaa”.

Pjesa dërrmuese e njerëzve të këtij vendi dalin në mëngjes me idenë kush të rrëmbejë ndonjë gjë. Problemi është ky se ne e dimë se kujtojmë dhe bëjmë të paditurin pastaj. Nesër mund të dalë ndonjë gjë tjetër”, tha Rakipi.

Lini një koment