E enjte, 5 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Michigan

Etiketë: Michigan

Komuniteti

Një numër për çdo hall: 2-1-1 ju lidh falas me ndihmën pranë shtëpisë, ditë e natë

Michigan 2-1-1 është shërbim falas dhe konfidencial, i hapur 24 orë në ditë e 365 ditë në vit: shtatë qendrat rajonale mbajnë bazën më të plotë të shtetit me mbi 7.000 organizata dhe mbi 27.000 shërbime — për ushqim, strehim, faturat e shërbimeve, shëndetësi, kujdes fëmijësh dhe punësim — dhe kontaktohet me telefon, me mesazh me kodin postar në 898-211 ose me bisedë online në mi211.org

Te dobishme

Targat skadojnë në ditëlindjen tuaj: rinovimi në Michigan bëhet deri 6 muaj më herët — dhe pas skadimit nuk ka afat faljeje

Regjistrimi i automjetit rinovohet online me numrin e targës dhe katër shifrat e fundit të VIN-it, në stacionet vetë-shërbyese që e printojnë etiketën në vend ose me postë — duhet sigurim i vlefshëm Michigan No-Fault që verifikohet elektronikisht, vonesa kushton tarifë fikse 10 dollarë dhe qarkullimi me targa të skaduara sjell gjobë policore