Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTakimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve

Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë të ditur se me Abdixhikun ka diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Ne gjithashtu theksuam nevojën për të përfunduar shpejt formimin e institucioneve, në mënyrë që Kosova të mund të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj dhe në avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori britanik.

Takimi vjen në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë diskutimet politike lidhur me formimin e institucioneve të reja dhe pas aktgjykimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Telegrafi/

Lini një koment