Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTakimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qyteta

Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qyteta

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të shtunë të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut, në vijim të takimeve për organizimin dhe koordinimin e strukturave të Partisë Socialiste në terren.

Sipas Vizion Plus, në fokusin e diskutimeve të takimit ka qenë sërish dokumenti Besa.

Ashtu siç ishte parashikuar edhe kësaj radhe, kreu i qeverisë ka kërkuar takime në terren me qytetarët, në mënyrë që eksponentët politikë të njihen me problematikat e tyre.

Rama ka theksuar se nuk kërkohet vetëm mendim sa i përket problemeve institucionale, por kërkoi që të njihen me shqetësime edhe të vogla (si ato të legalizimeve etj.).

Ndonëse një ditë më parë kryebashkiaku i zgjedhur, Erion Veliaj, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin, burimet thonë se kjo çështje nuk ishte pjesë e diskutimeve.

Lini një koment