“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror
Tifozja më e bukur dhe më e famshme kroate, Ivana Knoll, ka rrëfyer emocionet dhe përshtypjet e saj mbi Kupën e Botës.
Nga Philadelphia, ajo theksoi për emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan se atmosfera është shumë pozitive, ndërsa beson se Kroacia do vijojë të marrë rezultate pozitive, por mbetet e paqartë mbi faktin se sa larg mund të shkojë.
Pjesë nga intervista:
Marina Vjollca: Si po e përjeton këtë Botëror?
Ivana Knoll: Është e jashtëzakonshme. Është Kupa e Botës e katërt që unë ndjek. Katari për mua ishte më mirë, sepse çdo gjë zhvillohej në qytet të vetëm, megjithatë është diçka e jashtëzakonshme dhe çdo gjë është shumë e bukur.
Marina Vjollca: Tani ti je në Philadelphia, sigurisht që ky është Botërori yt i tretë, por ndeshje e nesërme ka për të qenë ndeshje për jetë e vdekje për Kroacinë.
Ivana Knoll: Ky është botërori im i katërt.
Marina Vjollca: Si e ke parë Kroacinë dhe çfarë pret nesër?
Ivana Knoll: Mendoj se mund të fitojmë me Ganën, edhe pse jemi aty aty me golavarazh, mendoj se mund ta kalojmë grupin dhe jam e sigurt që ne do ta kalojmë grupin. Çështja është sa larg mund të shkojmë kësaj radhe, këtë nuk e di.
Marina Vjollca: Kush mendon se nesër do të shënojë te Kroacia?
Ivana Knoll: Një nga këto të rinjtë.
Marina Vjollca: Në përgjithësi, në këtë Botëror, cili është lojtari yt i preferuar.
Ivana Knoll: Nuk kam ndonjë lojtar të preferuar. Erling Haaland është personi më i këndshëm që kam takuar ndonjëherë, më miqësor, është njeri shumë i mirë. Do të thosha Haaland.
Marina Vjollca: Ivana, ke dëgjuar për çunat shqiptarë se sa të bukur janë… Ivana të lashë pa fjalë.
Ivana Knoll: Tani të dëgjoj
Marina Vjollca: Tani jemi në fund të intervistës. Një gjë shqip ti e ke mësuar. Dua fjalën shqip, si e thotë Ivana në shqip “të dua”
Ivana flet në shqip: Të dua.