Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorThirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Pas thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen e Europa League ndaj Plzen, klubi serb i Crvena Zvezdës nuk ia ka hedhur lehtë.

Qeveria europiane e futbollit, UEFA ka gjobitur me 99 500 euro gjobë Zvezdën dhe ka vendosur klubin në një periudh prove dy vjeçare.

Postimi i UEFA:

“Të gjobitet FK Crvena zvezda me 20 000 euro për bllokimin e kalimeve për tifozët.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 50 000 euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një aktivitet sportiv.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 9 500 euro për ndezjen e mjeteve piroteknike.

Të gjobitet FK Crvena zvezda me 20 000 euro dhe të urdhërohet mbyllja e pjesshme e stadiumit të FK Crvena zvezda-s (konkretisht, sektori 3 i tribunës së Veriut) gjatë ndeshjes së ardhshme të një kompeticioni të UEFA-s, në të cilën FK Crvena zvezda do të luajë si skuadër pritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj. Kjo masë e mbylljes së pjesshme të stadiumit pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke nisur nga data e këtij vendimi”.

Lini një koment