Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaThirrjet për dhunë në protestë, Rama i përgjigjet protestuesit: “Flamingot” do ta kenë atë që kërkojnë, ndërsa “sorrat” do marrin atë që meritojnë

Thirrjet për dhunë në protestë, Rama i përgjigjet protestuesit: “Flamingot” do ta kenë atë që kërkojnë, ndërsa “sorrat” do marrin atë që meritojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale nga një protestues, i cili kërkonte përshkallëzim të situatës gjatë protestës para Parlamentit paraditen e sotme.

Në reagimin e tij, Rama tha se “flamingot” dhe “sorrat e korbat” e protestës ndahen pikërisht nga ata që duan paqen dhe ata që nxisin dhunën.

Sipas tij, “flamingot”, duke simbolizuar qytetarët e thjeshtë të protestës paqësore, do të dëgjohen në kërkesat e tyre dhe do të mbështeten në përpjekjet për një vend më të mirë dhe më të drejtë, ndërsa ata që nxisin dhunë dhe përplasje do të marrin përgjegjësinë që meritojnë.

“Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën. Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk. Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat,” shkruan Rama.

Lini një koment