Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boteror“Tifozët nuk duhet të humbasin besimin pas barazimit, duhet të mbështetemi më shumë te Kane”

“Tifozët nuk duhet të humbasin besimin pas barazimit, duhet të mbështetemi më shumë te Kane”

Barazimi pa gola ndaj Ganës vazhdon të krijojë pakënaqësi te skuadra angleze, që ruan kreun e grupit në Kupën e Botës. Trajneri Thomas Tuchel shprehet se skuadra duhet të ndihmojë më shumë Harry Kane në sulm, duke përmendur shembullin e Argjentinës dhe Francës.

A mbështetet Argjentina shumë te Lionel Messi dhe Franca te Kylian Mbappe? Kjo është ajo që është, janë lojtarë të klasit botëror që normalisht bëjnë atë që bëjnë. Ne kishim tre golashënues të ndryshëm në ndeshjen e pare. Të mbështetesh te Harry është një gjë e natyrshme sepse ai e do përgjegjësinë dhe e merr atë”, tha Tuchel.

Më tej, Tuchel tha: “Është një turne i gjatë. Djemtë provuan gjithçka ndaj Ganës, luajtën me energjinë e duhur. E di që është një ndeshje e ndryshme dhe nëse një skuadër përpiqet të luajë dhe të vrapojë kundër një blloku të thellë dhe nuk gjen hapësira, është e vështirë të krijosh raste dhe mund të jetë e vështirë për t’u parë”.

“Mendoj se gjithmonë përpiqemi të argëtojmë, por shpresoj që tifozët të mos e humbasin besimin. Është një rrugë e gjatë për të bërë. Kemi një ekip që beson te vetja, ndaj edhe tifozët duhet të besojnë e të na mbështesin. Do të jemi gati për sfidën e radhës”, deklaroi Thomas Tuchel.


Lini një koment