Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorTjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!

Pas medaljeve të Esmond Spahos për moshën deri në 15 vjeç, vjen dhe shpërthimi i Antonino Mullisit, kjo për moshën deri në 17 vjeç.

Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat 15 dhe 17 vjeç në Prishtinë, ndërsa Antonino Mullisi është Kampion Europe dhe Rekordmen Europian në peshën deri në 75 kilogram.

Në stilin e shkëputjes, Mullisi zuri vendin e parë me 135 kilogram duke thyer dhe rekordin europian të moshës në këtë stil. Më pas në shtytje 156 kilogram dhe medalje e artë, ndërsa në dygarësh 291 kilogram e Kampion Europe, duke vendosur dhe rekordin e dytë Europian të moshës.

Suksesi i Mullisit është falë punës së trajnerëve Artur Lagja dhe Florenc Çela, si dhe mbështetjes së vazhdueshëm të Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

Arritja e Antonino Mullisit dëshmon se strategjia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për mbështetjen e të rinjve dhe zëvendësimin e brezave po jep rezultate konkrete, duke garantuar një të ardhme të ndritur për peshëngritjen shqiptare.

Ndërkohë pritet dhe Maida Lozi në peshën 77 kilogram për vajza në moshën deri në 17 vjeç, atje ku pritet të ketë të tjera medalje në këtë Europian. Gjithsesi Shqipëria me tre medaljet e arta të Antonino Mullisit dhe dy të bronzta e Esmond Spahos arrin nivelet e larta në arenën ndërkombëtare.

Lini një koment