Friday, 4 September 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorTopi i Artë 2026, të martën shpallen 30 finalistët e edicionit të 70-të! Mister fituesi, ja se si do votohet

Topi i Artë 2026, të martën shpallen 30 finalistët e edicionit të 70-të! Mister fituesi, ja se si do votohet

Edicioni i 70-të i trofeut prestigjioz individual do të zhvillohet në një mënyrë unike. Selia për herë të parë nuk do të jetë në Paris.

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet të hënën e 26 tetorit 2026. Për herë të parë në histori, eventi do të braktisë Parisin për t’u transferuar në Londër. Ky ndryshim selie ka një vlerë simbolike: celebron 70-vjetorin e trofeut, duke e çuar në vendin e Stanley Matthews, anglezit që fitoi edicionin e parë në vitin 1956.

Kush janë kandidatët? Lista zyrtare do të bëhen të ditura të martën e 8 shtatorit 2026 nga France Football. Si gjithmonë, do të jenë 30 kandidatë për “Topin e Artë” për meshkuj dhe 30 kandidate për “Topin e Artë” për femra.

Kush janë favoritët? Gara duket ekstremisht e ekuilibruar dhe nuk ka një favorit absolut. Fillon me Rodri (Botërori i fituar me Spanjën dhe lojtari më i mirë i turneut); Lamine Yamal (kampion bote me Spanjën dhe fitues i La Liga); Fabian Ruiz (Botëror, Champions League dhe Ligue 1); Khvicha Kvaratskhelia (Champions League dhe Ligue 1 si protagonist absolut). Pastaj vijnë bomberat Harry Kane, Kylian Mbappé dhe natyrisht Lionel Messi.

Rregullorja dhe si votohet?

Çmimi lidhet me paraqitjen e gjithë sezonit sportiv 2025/26 (përfshirë edhe Botërorin). Juria përbëhet nga gazetarë dhe specialistë: një përfaqësues për secilin nga 100 vendet e renditjes së FIFA-s për meshkuj dhe një përfaqësues për secilin nga 50 vendet e renditjes së FIFA-s për femra. Secili zgjedh 10 emra nga lista me 30 kandidatë, duke dhënë sipas radhës 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Kush mbledh më shumë pikë në total, fiton trofeun.

Përveç dy “Topave të Artë”, akordohen edhe trofeu “Kopa” për të riun më të mirë, trofeu “Yashin” për portierin më të mirë, trofeu “Gerd Müller” për shënuesin më të mirë, trofeu “Johan Cruyff” për trajnerin më të mirë, çmimi “klubi i vitit” për skuadrën më të mirë te meshkujt dhe te femrat, si dhe çmimi “Sócrates” për impenjimin në iniciativa sociale dhe humanitare.

Lini një koment