Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorTrajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Situata e Jamal Musiala nuk është aspak e mirë, me lojtarin e Bayern Mynchen që i ka trembur të gjithë, pasi në dy ndeshjet e fundit ka rënë pa ndjenja në fushë. Për këtë temë ka folur trajneri i bavarezëve, Vicent Kompany.

“Kam folur me Jamal. Më tha që nuk kishte asnjë problem. Më shpjegoi se ka bërë disa modifikime të terapisë, që kanë pasur efekte kolaterale. Është normale”.

Kompany dëshiron të largojë presionin nga Musiala tani që situata e tij është e njohur publikisht.

“Kjo është arsyeja pse ai nuk do të jetë në skuadër as kundër Dortmundit. Ne duam që ai të jetë në gjendje të bëjë i qetë trajtimin mjekësor, tani që gjithçka është e njohur publikisht”, tha Kompany para finales së Superkupës.

Lini një koment