Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaTrump bisedë telefonike me presidentin e Jemenit, në fokus përparimi i rebelëve Houthi në ngushticën Bab al-Mandeb

Trump bisedë telefonike me presidentin e Jemenit, në fokus përparimi i rebelëve Houthi në ngushticën Bab al-Mandeb

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Jemen, Rashad al-Alimi. Gjatë bisedës mësohet se ata kanë diskutuar përparimin e rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani rreth një rruge ujore globale jetësore.

Alimi kërkoi mbështetjen e SHBA-së për qeverinë e tij të mbështetur nga Arabia Saudite në luftën e saj kundër Huthëve, të cilët këtë muaj morën zona kyçe përgjatë ngushticës Bab al-Mandeb në një ofensivë të shpejtë.

Dy burime për Reuters thanë se Trump nuk kishte bërë asnjë premtim të drejtpërdrejtë për mbështetje ushtarake gjatë telefonatës.

Trump ka thënë publikisht se SHBA-të janë në kontakt me Houthi-t dhe se grupi ka thënë se nuk do të shënjestrojë anijet amerikane. SHBA-të i kanë cilësuar Houthi-t si një organizatë terroriste.

Trump gjithashtu ka refuzuar kërkesat saudite për mbështetje ushtarake kundër Houthi-ve.

Lini një koment