Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë

U fut në det për t’u larë, i moshuari nga Kosova humb jetën në Velipojë

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment