Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVdekja e Egli Progës, shtyhet seanca paraprake për pesë të akuzuarit

Vdekja e Egli Progës, shtyhet seanca paraprake për pesë të akuzuarit

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit paraprak për pesë personat e akuzuar në lidhje me vdekjen e Egli Progës në Pogradec.

Seanca e zhvilluar këtë të hënë zgjati rreth 60 minuta, por Gjykata nuk arriti të marrë një vendim për shkak të mungesës së avokatit të Leonidha Guçes, një prej të akuzuarve.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme. Në këtë seancë, Gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel apo do t’i kthehet Prokurorisë për plotësimin e hetimeve.

Çështja lidhet me vdekjen e Egli Progës në Pogradec, ngjarje që shkaktoi reagime të forta publike dhe debate lidhur me mënyrën e hetimit të saj.

Pas rreth dy vitesh, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj pesë personave.

Dy prej të akuzuarve ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët janë nën masën “detyrim për t’u paraqitur”. Këta të fundit akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Lini një koment