Vendimet e diskutueshme në humbjen 1-0 të Skocisë ndaj Marokut
Skocia u mund 1-0 nga Maroku, pas golit të Ismael Saibari vetëm 70 sekonda pas fillimit të ndeshjes. Pas një nisjeje të vështirë, skuadra skoceze u rikthye gradualisht në lojë dhe ndjeu se i ishin mohuar dy penallti në pjesën e dytë, pas situatave kur John McGinn dhe Scott McTominay ranë në zonë.
Sipas bbc, ish-gjyqtarja Christina Unkel tha se të paktën një nga ato pretendime duhej t’i ishte dhënë Skocisë, ndërsa komentatorët Roy Keane dhe Ange Postecoglou ishin në kundërshtim me vlerësimin e saj. Gjyqtari uzbek Ilgiz Tantashev lejoi shumë kontakti përgjatë takimit, dhe për trajnerin Steve Clarke kishte disa vendime për të cilat ai “nuk ishte shumë i sigurt”.
Clarke vuri theksin te sfida ndaj McGinn, duke e konsideruar atë më të rëndë sesa incidenti me McTominay, dhe përmendi se mbrojtësi i Marokut, Issa Diop, pati fat që u ndëshkua vetëm me karton të verdhë kur rrëzoi Che Adams. Trajneri shpjegoi se në një ditë tjetër ajo ndërhyrje mund të kishte sjellë karton të kuq.
Megjithëse humbën me vetëm një gol diferencë, shanset e Skocisë për të vazhduar në fazat e mëtejshme mbeten ende të hapura, raporton bbc.