Saturday, 22 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorVIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

Kristiano Ronaldo është rikthyer te goli me Al-Nassr, duke i dhënë fund një mungese që kishte zgjatur për më shumë se 240 minuta.

Portugezi u aktivizua në fushë në minutën e 62-të dhe në minutën e 83’ përfitoi nga një pasim i ulët i Ajman Jahjas dhe me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë, duke kompletuar një rikthim spektakolar.

41-vjeçari sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Al-Nasr në kampionatin arab me 28 gola, duke përfunduar i treti në listën e golashënuesve të kampionatit, pas meksikanit Julian Quinones dhe anglezit Ivan Toney.

Tani ai ka objektiv rekordin botëror të 1 mijë golave.

Lini një koment