E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz

Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në bulevard! Hidhen molotov, efektivët hedhin gaz

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata është përshkallëzuar gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet në Tiranë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të pozicionuar përballë turmës.

Në përgjigje, forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të larguar turmën nga zona.

Përplasjet kanë vijuar përgjatë bulevardit, ndërsa situata mbetet e tensionuar. Tubimi është shoqëruar me episode konfrontimi mes protestuesve dhe forcave të rendit që prej nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë.

Lini një koment