Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

13 persona do të dalin para togave të zeza në Sarandë këtë të premte, për t’u njohur me masat e sigurisë, pas vrasjes së bujshme të turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në ambientet e jashtme të një lokali në Ksamil.

Policia ka kryer kontrolle në tre qytete të vendit për kapjen e dy personave të tjerë, të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit “Principotes” ku nisi sherri fizik dhe një 29-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpunëtori kryesor në krim, pasi ka goditur me grushte turistin teksa bashkëmoshatari i tij e godiste me thikë…

Në foto: viktima

Në pamjet e kamerave të sigurisë duken vetëm momentet e para të sherrit dhe, për shkak të njerëzve që vrapojnë, nuk dallohet qartë. Pjesa tjetër nuk është filmuar nga kamerat, për shkak të distancës dhe errësirës.

Lini një koment