Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani komentoi propozimet për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale dhe ndikimin që ato mund të kenë në çështjet që janë në proces.

Manjani u shpreh se, nëse ndryshimet miratohen, një prej personave që mund të përfitojë prej tyre është edhe ish-presidenti Ilir Meta.

“Shyqyr që janë propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, që me këtë rast të përfitojë dhe Ilir Meta, meqë e keni merak. Po, patjetër që me këtë ndryshim përfiton dhe Ilir Meta. Në të drejtën penale ka një standard që, nëse sjell diçka të re dhe e reja është në favor të atij që është në dyshim, dyshimi shkon në favor të atij që është në proces. Është principiale, e pashmangshme, e përbotshme”, tha Manjani.

Lini një koment