Zbardhet një rast zjarrvënieje, arrestohet autori i dyshuar në Shijak
Policia e Shijakut, mesditën e djeshme u njoftua për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi me iniciale E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e ndarë në parcela, afër banesave të fshatit.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi E. M., 46 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.