Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori

Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori

Një aksion i Policisë ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë.

Pas rastit, Drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë, të cilët kishin përgjegjësi për territorin ku u konstatuan bimët narkotike.

Të pezulluarit janë:Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër;Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë (SPZ), përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike.

Lini një koment