E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Zelensky: SHBA kërkon një takim me Ukrainën dhe Rusinë para Krishtlindjeve, jam gati

Zelensky: SHBA kërkon një takim me Ukrainën dhe Rusinë para Krishtlindjeve, jam gati

Shtetet e Bashkuara synojnë të organizojnë para Krishtlindjeve një takim trepalësh me Ukrainën dhe Rusinë, siç njofton Shqiptarja.com. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e tha këtë në një konferencë në Kiev, ku mori pjesë bashkë me komisionerin e BE-së për Mbrojtjen Andrius Kubilius: “Shtetet e Bashkuara duan që të ketë një takim në dhjetor para Krishtlindjeve. Po flasim për një takim trepalësh. Unë jam gati për këtë.”

Ditët e fundit SHBA ka paraqitur një plan me 28 pika për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ende jo zyrtarisht publik, i cili kërkon që Ukraina të heqë dorë nga disa territore lindore në favor të Rusisë dhe të kufizojë madhësinë e ushtrisë së saj. Plani ka ngjallur debat në Evropë dhe qeveria amerikane ka zhvilluar disa raunde bisedimesh me zyrtarët ukrainas për detajet e tij.

Zelensky u tha gazetarëve në Kiev: “Jam gati për këtë. Qëndrimi im është i qartë, nëse përgatiten disa dokumente për të siguruar një armëpushim të vërtetë dhe për të parandaluar një sulm tjetër, ne jemi gati të shkojmë në çdo format.”

Zelensky dha edhe detaje për udhëtimin e tij në Paris “në orët e ardhshme”; një ditë më parë ishte në Bruksel. Në Paris pritet të takohet me të dërguarin amerikan Steve Witkoff, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e Ushtrisë Dan Driscoll.

Lini një koment