Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaGjashtë deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, Kurti paralajmëron deklarim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Gjashtë deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, Kurti paralajmëron deklarim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar

Pas deklaratës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president të Kosovës, ka folur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti.

Kurti tha se vullnetin për marëveshje qe të zgjedhin president e kanë shndërruar me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor, Bekim Sejdiut.

Por ai tha se në lidhje me këtë do të flas pas takimit që do të mbajë më Grupin Parlamentar të LVV-së.

“Vullnetin për marëveshje qe të zgjedhim president/te të rinj e kemi shndërruar me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pas takim në LVV të kryesisë të subjektit politke dhe tash po shkojë në mbledhje e Grupit Parlamentar dhe më pas do ju drejtohem”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Lini një koment