Fabregas: Interi është tjetër nivel, duhet ta pranojmë dhe të mos kërkojmë alibi!
“Interi tregoi se ka një nivel më të lartë, duhet ta pranojmë dhe të rinisemi me kokën ulur. Nuk e nisëm mirë ndeshjen, gabuam në disa pasime dhe humbëm pak edhe besimin. Po ashtu, ishte ndeshja 9-të në 26 ditë, por ne duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë.
Tronditje për 9 golat në Champions? Mundet, jemi në një rrugëtim të ri, do të kishim firmosur për gjithë këtë që po ndodh. Rriten edhe kërkesat e mia, por nuk është momenti për të bërë kritika për askënd. U përpoqëm, por ata ishin më të zotët fizikisht dhe në strukturë loje. Komplimente Interit!”
Janë fjalët e Cesc Fabregas, trajnerit të Como-s, për “Sky Sport”, pas humbjes 2-0 me Interin. “Ata ishin shumë më mirë se ne, – vazhdon spanjolli. – E dija që janë shumë të fortë, por ne jemi brenda një rrugëtimi shumë ndryshe. Nuk është dita për të vrarë askënd, duhet të falënderojmë djemtë tanë për atë që po bëjnë, pa kërkuar alibi”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.