E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Berisha: E kemi fatin në dorën tonë, fitojmë me tifozët! Për Kaprilen s’kam informacion

Berisha: E kemi fatin në dorën tonë, fitojmë me tifozët! Për Kaprilen s’kam informacion

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk e sheh si ndeshje revanshi në aspektin personal atë me Finlandën, që kuqezinjtë do të luajnë më 12 nëntor në stadiumin “Air Albania”. Në konferencë shtypi ai theksoi se Shqipëria e ka fatin në duart e saj dhe se me ndihmën e tifozëve do t’ia dalë të fitojë këtë sfidë.

“Nuk është revansh, secila ndeshje ka historinë e vet. Për ne është me shumë rëndësi që t’i kemi tifozët afër. Kartoni në Finlandë? Gjërat që kanë ndodhur nuk mund të kthehen prapa. Ishte një moment, ku ndryshoi rrjedha e lojës. Ishte edhe fatkeqësi, filluan një seri gabimesh që e bënë atë ndeshje më të vështirë. Nëse ai moment do të kalohej, ndeshja ishte nën kontrollin tonë. Ndryshova mendje në momentin e fundit, pastaj pashë që mund ta kapja topin në momentin e dytë, por lojtari i tyre diti ta marrë atë që donte.

Duhet të fokusohemi te ndeshja e tanishme, gjithcka e kemi në dorën tonë. Ekipi do të paraqitet mirë, sepse mendoj se dëshira është shumë e madhe. Dua të shtoj pjesën e San Marinos, tifozët do të vijnë të na përkrahin dhe besoj se do të bëjmë edhe më mirë. Dua ta vazhdoj formën e mirë edhe me Kombëtaren. Është me shumë rëndësi kjo ndeshje dhe shpresoj ta fitojmë. Kemi lojtarë me kualitet, por nuk duhet nënvlerësuar asesi Finlanda.

Kemi marrë një mësim në ndeshjen e fundit. Nuk duhet të nënvlerësohet asnjë kundërshtar, aq më pak Filanda. Luajmë në shtëpi dhe dëshira jonë është që të dalim sa mirë. Kaprile? Nuk kam ndonjë informacion për këtë çështje”, – tha Berisha në konferencë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment