UEFA Nations League/ Shehu: Jap kontributin tim sa herë aktivizohem, kërkojmë vendin e parë!
Kombëtarja shqiptare do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, përballë Finlandës më 12 nëntor në “Air Albania” dhe tre ditë më vonë ndaj Bjellorusisë në Budapest.
Në vigjilje të dy takimeve foli sot në konferencën për shtyp Julian Shehu, i cili me ardhjen e Maran në stolin e kombëtares ka parë që t’i ulen minutat e aktivizimit në fushë. “Në këtë pikë nuk mund të flas gjatë pasi zgjedhjet e trajnerit nuk komentohen. Unë e respektoj dhe them se do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që do të aktivizohem”, tha Julian Shehu. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.