E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit i vënë flakën një koshi mbeturinash te Myslym Shyri, vijon marshimi në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën një koshi mbeturinash te Myslym Shyri, vijon marshimi në Tiranë

Vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë. Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit i kanë vënë flakën një koshi mbeturinash në zonën e Myslym Shyrit, siç njofton BalkanWeb.

Ngjarja u regjistrua ndërsa marshimi i studentëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile vijonte nëpër akset e kryeqytetit, pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit.

Gjatë marshimit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që protestuesit e cilësojnë të panegociueshme.

Lini një koment