E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Goci: Protesta ka hyrë në zemër të PS-së, partia do të shkojë drejt shkrirjes

Goci: Protesta ka hyrë në zemër të PS-së, partia do të shkojë drejt shkrirjes

Pedagogu Ervin Goci, në një prononcim për News24 gjatë protestës në Tiranë, ka komentuar zhvillimet e tubimit dhe ndikimin e tij brenda Partisë Socialiste, siç njofton BalkanWeb.

Sipas Gocit, protesta ka depërtuar në strukturat dhe elektoratin e PS-së, ndërsa partia mund të përballet me një proces përçarjeje dhe shkrirjeje. Ai bëri një paralelizëm me atë që ndodhi në Partinë Demokratike më 8 janar, duke kujtuar përplasjet e brendshme të asaj kohe.

“Protesta ka hyrë në zemër të PS-së. Ajo parti ishte e degjeneruar dhe do të shkojë drejt shkrirjes. Aty ka dhe elektorat dhe njerëz të ndershëm. Mos harroni se çfarë ka ndodhur me PD-në. Atë ditën e 8 janarit e mori goditje PD-ja, kur kapën hunjtë me njëri-tjetrin”, tha Goci.

Sipas tij, ndryshe nga PD-ja, ku konflikti u shfaq brenda vetë partisë, në rastin e PS-së përplasja po reflektohet edhe ndaj qytetarëve që protestojnë: “PS-ja i nxori hunjtë për të rrahur qytetarët”, u shpreh ai.

Lini një koment