E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mbyllet protesta e së shtunës kundër qeverisë, paralajmërohet tubim i madh më 28 nëntor

Mbyllet protesta e së shtunës kundër qeverisë, paralajmërohet tubim i madh më 28 nëntor

Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë, e cila u mbyll te Sheshi Skënderbej pas marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, siç njofton BalkanWeb.

Protestuesit e nisën tubimin e sotëm tek Ministria e Arsimit, ku pati edhe tensione. Më pas ata u drejtuan drejt Kryeministrisë, ku qëndruan për pak kohë përpara godinës së qeverisë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës dhe u kthyen sërish tek godina e qeverisë. Pasi qëndruan edhe aty për pak kohë, ata marshuan drejt Sheshit Skënderbej, ku tubimi u mbyll.

Protestuesit kanë paralajmëruar një protestë tepër të madhe më 28 nëntor, në të cilën, siç njofton BalkanWeb, do të marrë pjesë edhe diaspora.

Lini një koment