E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! L

Çfarë mendimi ka për Ron Yeffet? Ministri Ermal Nufi: Nuk merrem me përgjimet ndaj tij, është i mirëpritur për biznes! L

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar për herë të parë raportet e tij me sipërmarrësin izraelit Ron Yeffet dhe akuzat lidhur me përgjimet ku përmendet emri i tij.

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia, në emisionin “Breaking” në Top News, Nufi deklaroi se nuk merret me përgjimet dhe se fakti që një person përmendet në to nuk e bën automatikisht bashkëfajtor.

Sipas ministrit, çdo biznesmen që dëshiron të investojë në Shqipëri, për sa kohë vepron në mënyrë të ligjshme, është i mirëpritur, pavarësisht emrit apo kombësisë së tij.

“Unë nuk merrem me përgjimet e dynjasë. Për më tepër, fakti që përmendesh në përgjime nuk të bën bashkëfajtor, me gjithë dëshirën që dikush të të bëjë fajtor”, u shpreh Nufi.

I pyetur drejtpërdrejt nga gazetari Malësia nëse e njeh personalisht Ron Yeffet, ministri nuk dha një përgjigje të qartë për njohjen e tij, por u ndal te mënyra se si po trajtohet publikisht sipërmarrësi izraelit.

“Linçimi i çdokujt mbi baza personale, përkatësie, kombëtare është i gabuar”, deklaroi Nufi.

Gjatë intervistës, ministri u pyet edhe për besimin që ka te dy kompanitë e lidhura me sipërmarrësin izraelit dhe nëse ato po kryejnë një punë të mirë.

“Produktet i kemi në përdorim në Forcat e Armatosura”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, pa dhënë detaje të tjera mbi këtë çështje.

Lini një koment