E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

Mbyllet pas pesë orësh protesta në ditën e 175-të, i vetmi incident djegia e disa kazanëve!

Ka përfunduar protesta e 175-të e thirrur nga studentët në Tiranë.

Grumbullimi nisi rreth orës 14:00 para godinës së Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit shpalosën një banderolë të madhe me mesazhin “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”.

Nuk munguan as aktet simbolike, ku disa prej pjesëmarrësve i vunë flakën fotografisë së kreut të qeverisë të vendosur në kangjellat e Ministrisë.

Protestuesit marshuan në disa rrugë të kryeqytetit, ndërsa gjatë tubimit u shënuan incidente me djegien e disa kazanëve të mbeturinave. Policia vendosi kordone në disa akse për të kufizuar lëvizjen e turmës, e cila në përfundim u pozicionua pranë Kryeministrisë.

Protestuesit e nisën marshimin në Rrugën e Durrësit, ku bllokuan qarkullimin e automjeteve pranë Ministrisë së Arsimit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e Partisë Socialiste, por itinerari ndryshoi gjatë zhvillimit të protestës.

Më pas, turma vijoi marshimin në Rrugën e Kavajës, ku u përball me një kordon policie që i pengoi avancimin. Pas bllokimit nga efektivët, protestuesit ndryshuan drejtim dhe u kthyen drejt qendrës së Tiranës.

Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit u vunë flakën disa kazanëve të mbeturinave, duke shënuar incidentet e raportuara gjatë tubimit.

Lini një koment