Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë pas marshimit në disa rrugë të Tiranës
Pas marshimit në disa prej rrugëve të kryeqytetit, protestuesit janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë. Situata para Kryeministrisë paraqitet e qetë dhe deri në këto momente nuk janë regjistruar konfrontime mes protestuesve dhe Policisë.
Protesta e thirrur nga studentët nisi rreth orës 14:00, me grumbullimin e pjesëmarrësve para Ministrisë së Arsimit. Më pas, ata marshuan në rrugën “Mine Peza”, ku ndaluan për pak kohë pranë komisariatit, për të vijuar lëvizjen në rrugën e Kavajës dhe atë “Myslym Shyri”.
Tubimi i kësaj të shtune është pjesë e protestave kundër qeverisë, ku përveç studentëve janë bashkuar edhe qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.