Video/ “I persekutuar”! Spektakël i Anis Mehmetit në Angli, protagonist te goli por me ekipin e gabuar
Nga Emanuel Loci, Panorama Sport
Anis Mehmeti më në fund fitoi sërish minuta me fanellën e Ipsuiç, por me atë të gabuarën pasi bëhet fjalë për ekipin U-21. Dje luajti në stadiumin “Portman Road” përballë Portos U-21, ndërsa sfida u fitua 2-1.
Mehmeti ishte protagonist pikërisht te goli që zhbllokoi takimin. Ishte minuta e 37-të, kur goditja e tij brenda zonës u kthye në asist për Turner.
Sfida ishte e vlefshme për “Premier League International Cup”. Një kompeticion ndërkombëtar për ekipet U-21 që organizohet nga kampionati anglez.
Dhe pse nuk është kompeticion i UEFA-s, shikohet si turne zhvillimi për futbollistët e rinj. Konkretisht përballen akademitë apo rezervat e klubeve anglezeve me skuadrat më të njohura në Europë.
Mehmeti ndërkohë po vuan një “persekutim” nga Ipsuiç. Klubi asnjëherë nuk e përfshin në skuadrën e Premier Ligë, pasi nuk pranoi transferimin në Championship.