Video/ i pandalshëm në Turqi, sulmuesi i Kombëtares tund sërish rrjetën dhe i bën tifozët të ëndërrojnë titullin
Nga Panorama Sport
Kajserispor ka mposhtur Sarijer me rezultatin 3-1. Golin e dytë të sfidës për Kajserispor e shënoi Taulant Seferi në pjesën e parë.
Një gol mjaft i bukur nga sulmuesi i Kombëtares, që po aktivizohet si sulmues i majtë. Ishte minuta e 39-të, kur e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Seferi dhe Kajserispor po kalojnë një sezon ëndrrash. Ekipi turk mban vendin e parë në Ligën e Parë dhe tifozët ëndërrojnë ngjitjen.
Vetë Seferi ka kontribut shumë të rëndësishëm. Deri tani regjistron 11 gola dhe dy asistime.