E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Bellai: Barazimi i drejtë, por Tirana ishte më mirë!

Abissnet Superiore: Bellai: Barazimi i drejtë, por Tirana ishte më mirë!

Trajneri i Vorës pas ndeshjes së barazuar pa gola përballë Tiranës ishte i kënaqur me pikën e marrë. Sipas Arjan Bellait ai dhe të tijtë ishin të vetëdijshëm për forcën e rivalit.

“Ndeshjen e kemi përgatitur si duhet pasi përpara se të fillonte u thash djemve se të paktën duhet që të merrnim një pikë. Them se barazimi ishte i drejtë, por Tirana kishte epërsinë më të madhe në fushë me vendosjen e saj. Tirana është ekip i madh, nuk mund ta hedhim poshtë. E dinim që kishim përballë një ekip me cilësi”, tha Bellai.

Në 12 javë Vora e tij ka grumbulluar 13 pikë. I pyetur për situatën e krijuar në tabelën e klasifikimit sipas trajnerit të Vorës eksperienca nuk mund të konsiderohet më si alibi për të besuarit e tij. “Nuk jemi të kënaqur me pikët e grumbulluara deri më tani. Mendoj se na duhet pak më shumë ego në fushë dhe duhet të pranojmë se eksperiencën në Superiore e kemi tashmë”, arsyetoi Bellai. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment