E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Klaufariç: I kënaqur me lojën, por i mërzitur për pikët!

Abissnet Superiore: Klaufariç: I kënaqur me lojën, por i mërzitur për pikët!

Java e 12-të e Abissnet Superiore 2026-2027 uli siparin me ndeshjen mes Vorës dhe Tiranës, e cila u mbyll pa gola me dy ekipet, të cilat u kënaqën me nga një pikë secila.

Në përfundim të këtij dueli tekniku i Tiranës, në një ndërhyrje në emisionin “Super Gol” tha se skuadra e tij kishte bërë diçka më shumë se rivalët në fushë dhe për rrjedhojë meritonte të fitonte.

“Vora është një skuadër shumë e mirë dhe është shumë e vështirë të luash përballë tyre. Vendosja taktike e tyre në fushë dhe agresiviteti që tregojnë gjatë të gjithë 90’ e bën këtë ndeshje mjaft të vështirë për t’u interpretuar. Është e vështirë të luash kundër tyre. Luajtëm shumë mirë duke kontrolluar lojën prandaj them se duhet që të merrnim diçka më shumë”, analizoi Dean Klaufariç. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment