Marquez kap Agostini-n, italiani e “kurorëzon” me një kaskë të artë me numrin 10
Historia e Moto GP është pasuruar sot me një tjetër faqe të lavdishme, të cilën e ka shkruar Marc Marquez. Piloti spanjoll fitoi titullin e dhjetë në karrierë, i cili është i teti i kategorinë mbretëreshë, Moto GP.
Një sipërmarrje të tillë më parë kishte mundur që ta bënte vetëm Giacomo Agostini mes viteve 1964-1977. Sot ishte pikërisht “Ago” ai që i dorëzoi spanjollit një kaskë të artë me numrin dhjetë në podin e ndërtuar në Portugali ku ngjitja e Marquez drejtë majës më të lartë u kthye edhe më epike falë hijes së një… “G.O.A.T.”-i. A.V.
Pilotët me më shumë tituj në Moto GP:
G.Agostini 1964-1977 8
M.Marquez 2008- 8
V.Rossi 1996-2021 7
M.Doohan 1989-1999 5
M.Hailwood 1958-1967 4
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.