E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Një 24-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet në gjermani dhe rrezikon të penalizohet pasi u kap duke udhëtuar pa biletë në një tren ICE nga Berlini.

Sipas raportimeve, ai u kap nga kontrollori teksa udhëtonte pa biletë, dhe u instruktua që të zbriste në Potsdam. Sipas raportimeve, pasi zbriti në Stacionin Qendror të Magdeburgut, shqiptari tentoi të varej midis vagonave duke vijuar udhëtimin pa biletë.

Pasi pa sjelljen e shqiptarit, punonjësi i trenit njoftoi policinë, e cila kreu edhe ndalimin e tij. 24-vjeçari do të përballet me akuza penale për shmangie të tarifave dhe shkelje të tjera të Kodit Penal dhe Rregulloreve të Ndërtimit dhe Operimit të Hekurudhave.

Inspektorati Federal i Policisë në Magdeburg theksoi se si udhëtimi në pjesën e jashtme të një treni ashtu edhe ecja mbi shinat hekurudhore janë kërcënuese për jetën.

Lini një koment