Ballkani ndërpren bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj
FC Ballkani ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sami Sermaxhaj, siç njofton Telegrafi, duke e bërë zyrtare ndarjen me anë të një komunikate të klubit nga Suhareka.
Sipas njoftimit, ndarja u bë me marrëveshje të dyanshme. Humbja e fundit nga Feronikeli 74 duket se ka qenë goditja finale për të ardhmen e trajnerit te Ballkani, pas një periudhe rezultatesh që e kanë lënë klubin larg kreut të tabelës.
Në komunikatën e saj, klubi e falënderon trajnerin Sermaxhaj për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.
Aktualisht, Ballkani zë pozitën e pestë në kampionatin kosovar me 19 pikë, 13 pikë nën liderin Prishtina.