Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!
Opozita e shikon ekonominë si gjysmën e gotës bosh.
Me këtë krahasim ministrja Delina Ibrahimaj kundërshtoi qëndrimet e demokratëve për klimën e bizneseve. Sa u përket subjekteve që po humbasin nga rënia e euros, përfaqësuesja e qeverisë theksoi se kompanitë nuk duhet të mbështeten te pagat e ulëta, por tek modernizimi i teknologjisë. Në të kundërt me të opozita theksoi se eksportet dhe ekonomia në vend janë në rënie.
Opozita duket se po i kthehet debateve për buxhetin e shtetit. Në komisionin e ekonomisë përballja me ministren e ekonomisë u përqendrua te ankesat e dhomave të tregtisë dhe masave që parashikon qeveria. Shifrat e eksporteve po ashtu u panë në dy kënde të ndryshme.
Qeveria nuk do të ndërhyjë te kompanitë që humbasin për shkak të euros, për këtë ministrja Delina Ibrahimaj kërkon modernizimin e sistemeve dhe që subjektet të mos mbështeten te pagat e ulëta.
Pas miratimit në parim, buxheti do të rikthehet në komisione ku palët do të propozojnë ndryshime për t’u miratuar sërish në seancë.